Kompleksi Banesor dhe Afarist

Informata

Eshtë një nga projektet më të madha ndërtimore në Lagjen e Urbanizuar “Lagjja e Spitalit”, në zonën “Qendër“. njëherit, projekti i parë i Kompanisë “VG Construction”.

Pozicionimi i Kompleksit në drejtimin jug-perendim dhe lindje bënë që të dy objektet të kenë mikroklimë të mrekullueshme dhe me diell gjatë gjithë ditës.

E veçanta e Kompleksit është se banesat në juglindje, as sot e as në të ardhmen, nuk do të kenë asnjë pengesë pamore rreth 120 m, e ato në lindje të paktën 56 m.

Besojmë se këto objekte, me arkitekturën, disajnin dhe funksionalitetin e tij, rregullimin e ambientit përreth, me detajet më të imëta të përgatitura me përpikërinë më të madhe dhe me çmimet e arsyeshme që në start do t’i përmbushin kërkesat tuaja.

I ndërtuar në një nga pjesët më të bukura të Prishtinës, shumë afër qendrës, por larg pluhurit dhe zhurmës së tij, me pamjen e vet do të na përkujtojë komplekset që shpesh jemi mësuar t’i shohim në botë, me të gjitha avantazhet e jetës bashkëkohore.

Projekti është i përfunduar, të gjitha banesat, lokalet, dhe garazhat janë të shitura.

Fotot e Kompleksit

Lokacioni në Hartë